Pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë me 82 vota, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për mediat duke thënë se kërkojnë përsëritje të seancës. ”Begaj të mos thërrasë për betim ministrat, ndërsa do kërkojnë shkarkimin e Niko Peleshit nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit. Nuk na e mbyllni dot gojën”, tha Bardhi para gazetarëve, duke iu drejtuar mazhorancës.
“Grupi parlamentar ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocionit për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi për shkak se është një kukull që urdhërohet nga Rama dhe është një njeri i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton. Kryeministri provokoi deputetët e opozitës duke trajtuar si nxënës në kopshtin e tij të korrupsioni që ose do të silleshin siç do ai do t’i vinte kyçin seancës.
Pasi kemi kundërshtuar atë që po ndodhte, ai mund të argëtohet me Lindën në darkë duke parë video, por aty duhet të prezantonte programin dhe kabinetin. Siç e patë gjatë fjalës së kryeministri kryetari i Kuvendit, kukull e komanduar nga Zoto dhe Rama, ui dha 2 herë fjalën për bërë propozime kreut të PS, kur sipas rregullore”, tha Bardhi.
