Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD-LSI i ankohen Venecias: Mazhoranca kërkon të vjedhë dhe deformojë zgjedhjet

21:19 / November 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vasili bylykbashi 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debati për reformën zgjedhore është rihapur për shkak të takimeve që Komisioni i Venecias dhe ODIHR kanë zhvilluar përgjatë dy ditëve me aktorët kryesore politike në vend. Shqetësimi kryesor që opozita i ka përcjellë ekspertëve të Venecias në lidhje me ndryshimet e 5 tetorit është formula e koalicioneve, e cila sipas ekspertit të zgjedhjeve në PD, Oerd Bylykbashi, u ndryshua në mënyrë të njëanshme për të favorizuar mazhorancën. 

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, Komisionit të Venecias, si shqetësim kryesor i kanë përcjell  rrëzimin nga ana e PS-së të marrëveshjes së 5 qershorit  dhe ndryshimin e  formulës  së koalicioneve.

Në takimin online që Komisioni i Venecias dhe ODIHR kanë zhvilluar përgjate dy ditëve me aktorët kryesorë politik në vend, opozita jashtë parlamentare ka theksuar se mazhoranca po kërkon me instrumenta të jashtëligjshëm të ndikojë në rezultat.

 “Përpjekja e PS për të ndryshuar mekanizmin e mbledhjes së votave nëpërmjet partive apo koalicioneve dhe këto vota ti kthehen në mandate me qëllimin e vetëm që të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në mënyrë të njëanshme.”  

Debati për reformën zgjedhore ishte shuar, por ish -deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, këmbëngul se sido që të jetë opinion final i Venecias, rekomandimet e tij duhen reflektuar në ligjin zgjedhor.

Koha sipas tij është e mjaftueshme.

“Rekomandimet e Komisioni te Venecias dhe të ODIHR se do të jetë një opinion i përbashkët janë 100% të zbatueshme brenda afatit të kodit zgjedhor për regjistrimin e subjekteve.  

Por reforma zgjedhore që në nisje të saj u konceptua më e gjerë se ndryshimi i kodit elektoral dhe marrëveshja e 5 qershorit përfshin ndryshimin e 7 ligjeve që në këndvështrimin e opozitës garantojnë mekanizmat kundër korrupsionit zgjedhor.

Sot ligji i parë u rrëzua nga ana e mazhorancës, ndërsa  disa të tjerë ende nuk janë diskutuar.

 “Nëse parlamenti do të bllokojë këto ndryshime do të kemi së pari shkeljen e marrëveshjes se 5 qershorit, do të kemi zhbërjen e konsensusit për instrumenta të tjera që godasin krimin zgjedhor dhe se treti tregon qartazi që mazhoranca kërkon përsëri që atë që do të bëjë në datë 25 prill duke angazhuar serish kriminelët të mos jetë e ndëshkueshme nga prokuroria, duke i lidhur duart prokurorisë.” 

Gjatë sesionit online me ODIHR dhe Komisionin e Venecias,  krahas ekspertëve dhe ish-deputetëve të PD-së dhe LSI-së, mori pjesë edhe vetë kryetari i opozitës Lulzim Basha.

ankohen mazhoranca Venecias
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.