Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë e partisë, pas protestës të mbajtur dje përpara Kryeministrisë. Gjatë ditës së sotme, në Kryesinë e PD-së pritet që të diskutohet për hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike në vijim.
Në mbledhjen e Kryesisë, duhet të presim nëse do ketë diskutime për zhvillimin e një proteste kombëtare.
“Mbledhja e Kryesisë së PD-së nis në orën 14;00. Në fokus të takimit do jetë organizimi i degëve të Partisë Demokratike në rrethe. Në mbledhje do të flitet edhe për protestat e radhës të PD-së. Grupi Parlamentar do të vendosë sesi do të qaset në parlament. Opozita akuzon maxhorancën në parlament se ajo nuk ka kohën e duhur për debat, çka ka shkaktuar debate dhe ndërprerje seancash. Berisha ka theksuar se ka nevojë për mbajtjen e një proteste kombëtare. Mbetet për t’u parë nëse do ketë sot një debat dhe një datë konkrete për protestën kombëtare”, raportoi gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli.
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shpallur “çeljen e stinës së protestave” të Partisë Demokratike.
