PD ka mbyllur negociatat me aleatët kryesorë për mënyrën si do të ndërtohet lista e kandidatëve për deputet.
Koalicioni opozitar do të garojë me një listë të përbashkët kandidatësh dhe Partia e Lirisë, PR, PBDNJ e PAA do të kenë kandidatë në vendet e sigurta të listës.
Mësohet se Partia e Lirisë do të ketë 4 kandidatë për deputetë në pjesën e mbrojtur të listës, po aq sa fitoi në vitin 2021. Ilir Meta do të jetë në Tiranënë pjesën e mbyllur të listës.
Agron Duka do të ketë një kandidat në zonën e sigurtë në Durrës dhe 10 kandidatë në pjesën e hapur të listës.
Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule gjithashtu do të jenë në zonat e mbrojtura të listës së kandidatëve për deputet.
Ende vazhdojnë negociatat me PDIU dhe Shpëtim Idrizin dhe mbetet për t’u parë nëse Idrizi do të garojë apo jo me PD.