Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zhvillimin e protestës që do të mbahet më 7 korrik.
Sot, selia blu ka ndarë grupet e punës për organizimin e protestës në 11 qarqet e vendit. Ndarja është bërë edhe në nivel dege pas propozimeve të ardhura dhe të diskutuara në mbledhje.
Ndër emrat e angazhuar vihen re deputetët Jorida Tabaku, Oriola Pampuri, Lindita Metaliaj, Lefter Gështenja, Dashnor Sula etj.