Partia Demokratike ka marrë vendim për të bllokuar nga dita e sotme urat. Demokratët e Matit do të bllokojnë ne mesdite Urën e Matit, në afërsi të fshatit Zenisht.
Bashkia ka urdhëruar 460 punonjësit e saj të jenë të pranishëm mbi urë dhe ta mbajnë atë të bllokuar për një orë. “Jemi porositur të qëndrojmë mbi urë. Na kanë thënë se kush do të mungojë ne tubim do të largohet nga puna. Jemi të detyruar të jemi aty pasi drejtori do të bëjë apelin”, thanë punonjës të mjedisit në këtë njësi vendore.
Pas PD Mat, do të jenë ato të Bulqizë dhe Dibrës që do të bllokojnë urat e Qytetit të Ri dhe Dobrovës.