Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka publikuar një variant të fletës së votimit për zgjedhjet e ardhshme, ku në përmbajtjen e saj vendosen edhe listat e hapura, por edhe mundësia e koalicioneve.
Kryeministri Rama ka thënë se koalicionet do hiqen pikërisht se s’mund të pasqyrohen në fletën e votimit për shkak se ajo do të ishte shumë e gjatë madje duke përdorur termin ‘libër i trashë’ ose tapën do shtrihej deri te Sheshi “Skënderbej”.
Por për demokratin “Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë”.
“Më poshtë një shembull i fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore”, tha Bylykbashi.