Partia Demokratike ka reaguar pasi Parlamenti votoi raportin e Komisionit hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Maxhoranca u terhoq nga qëndrimi i saj, duke paraqitur një raport ndryshe nga opozita e re, nga ku konstatoi se shkeljet e Presidentit, Ilir Meta “janë të pamjaftueshmëri për të çuar në shkarkimin e tij”.
Nënkryetari Edmond Spaho, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se “u provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit”.
DEKLARATË E PATISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDMOND SPAHO
Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.
U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.
Votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.