Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i bën thirrje Policisë së Shtetit të mos ushtrojë dhunë ndaj protestuesve kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Alibeaj thotë se rritja e çmimit është abuziv, dhe se lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës. Ai shprehet se 60% e çmimit të karburantit në vendin tonë janë taksa si dhe i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të marrë masa të menjëhershme për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza.
“Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve që më të drejtë po kundërshtojnë rritjen abuzive të çmimit të karburantit! Sot lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës dhe sot 60 përqind e çmimit janë taksa.
Rama duhet menjëherë të marrë masa të nxjerrë ekonominë nga kriza dhe të ndalojë rritja abuzive e çmimeve”, shkruan Alibeaj.