Në nderim të figurës së Gerti Bogdanit pas ndarjes nga jeta të mënyrë të papritur këtë të mërkurë, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. ”Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, njoftoi zyra e medias dhe komunikimit, e Partisë Demokratike.
Postime te ngjashme
Add A Comment