Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD si bunker i Berishës për të strehuar aty hallet dhe interesat personale dhe të familjes

19:45 / February 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejko 800 0 1770214075xroland bejko 661
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bojkoti që Partia Demokratike po i bën reformës territoriale do të ketë pasoja edhe më të rënda elektorale në zgjedhjet e ardhshme. Kështu mendon Roland Bejko, ekspert i Partisë Demokratike në komisionin parlamentar për ndryshimet në reformën territoriale në vitin 2021.

Në një intervistë, Bejko flet për problemet madhore që sipas tij ka ndarja territoriale në Shqipëri, për një ndarje që i shkon për shtat llogarive elektorale të Partisë Socialiste. Bojkoti i përsëritur i opozitës duke refuzuar pjesëmarrjen në komisionin e përbashkët do ta penalizojë, sipas tij, edhe më shumë në zgjedhjet në vijim.

Bejko flet për rolin e munguar të opozitës në funksion të qytetarëve që e kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar në parlament, duke përsëritur bindjen e tij se Berisha i shërben Ramës dhe anasjelltas, duke krijuar kështu një situatë dramatike në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Bejko thotë se Partia Demokratike është kthyer në bunkerin ku Sali Berisha strehon hallet dhe interesat e tij duke e mbajtur peng partinë. Bejko sqaron për komoditetin e opozitës së përjetshme duke rregulluar “hallet” familjare në një marrëveshje të pandalshme me Ramën.

Lëvizja Salianji dhe reagimet e lidershipit të PD-së ndaj tij, sipas Bejkos, tregojnë se Berisha ka frikë nga Salianji dhe lëvizje të tjera të ngjashme. Bejko flet gjithashtu për braktisje të Berishës jo vetëm nga elektorati por edhe nga militantë fanatikë që e kanë ndjekur ndër vite.

“Statuti dhe Berisha s’kanë lidhje sepse Berisha është punist dhe statuti i Partisë shpreh demokracinë,” thotë Bejko, që sipas tij Berisha është jolegjitim në krye të Partisë Demokratike sepse ka shkelur statutin e partisë. Ai flet për përpjekjen e fundit për tryezën e bashkëpunimit opozitar dhe refuzimin e prerë të Agron Shehajt për t’iu bashkuar Berishës.

berishes bunket hallet PD personale strehuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.