Një sasi eksplozivi është gjetur mbrëmjen e sotme në mes të rrugës në lagjen “10 korriku” në Vlorë.
Lënda plasëse është konstatuar në aksin e Unazës, rruga që dublon Lungomaren dhe dyshohet se mund të jetë shkëputur gjatë ecjes nga ndonjë automjet.
Tritoli me detonator i lidhur me tel është i mbështjellë me letër natriban dhe pritet ndërhyrje nga forcat xhenio.
Policia ka bllokuar menjëherë rrugën ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Pas ngjarjes, ka ardhur reagimi edhe nga politika. Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka ironizuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Postimi:
Pritet te shkoj Lleshi ne Vlore e te deklaroje qe vlonjatet nuk duhet te kene frike nga tritoli…apo duhet?