Opozita përshkallëzon sot mosbindjen civile, teksa pasdite do të ketë protesta në të 12 qarqet e vendit. Ishte vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha që bëri të ditur një ditë më parë këtë vendim të koalicionit opozitar, ndërkohë që këtë paradite do të prezantohet dhe platforma për qeverinë tranzitore.
““Ndaj ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër nga ora 18.00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një përshkallëzim të mosbvindjes civile. Paradite në orën 11.00 do të shpalosim detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha një ditë më parë.
Lexo edhe- Opozita përshkallëzon mosbindjen civile, ja çfarë do të ndodhë të enjten
Ai theksoi sërish se nuk do të ketë zgjedhje pa largimin e Edi Ramës.
Ndërkaq sot bllokohen akset kryesore rrugore në të 12 qarqet e vendit, dhe jo vetëm pikat kyçe lidhëse të veriut dhe jugut me Tiranën siç ndodhi protestën e shkuar.
- Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
- Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik
- Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
- Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
- Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades
- Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
- Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
- Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
- Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .
- Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
- Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
- Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan