Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi teksa komentonte zhvillimet politike në vend, u shpreh se ka pasur një politike të ndezur, por shumë pak produktive.
Në emisionin ‘Kjo Javë’, Idrizi tha se ka një zhbalancë të madhe politike mes një mazhorance dhe një opozite që sipas tij akoma nuk po krijon sinergjinë e brendshme.
“Vendi ka nevojë për një opozitë të fortë. Në prag fushate temperaturat nxehen më shumë. Me vjen keqardhje sepse vendi ka nevojë për opozitë të fuqishme dhe të ndershme që është bërë kohë e gjatë që nuk ka gjetur bashkëpunim të brendshëm. Unë kam heshtur për një kohë të gjatë dhe nuk jam deklaruar për atë që ndodh brenda PD. Por ajo që sot mund të them është se për vendin, opozitën është mirë që PD të e jetë e fortë e shëndetshme që do t’i bënte mire pluralizmit politik”, tha ai.
“Vendimmarrja për të dalë vetëm është për shkak të heqjes së koalicioneve, kemi një lloj detyrimi , por nuk është rasti i PDIU për të vrapuar për të gjetur dikë. Por besoj pesha specifike e PDIU është e qartë në pesë qarqe”, shtoi Idrizi.