Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka kërkuar hetim dhe ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it në veri.
‘Një kërkesë shtesë dhe thelbësore: Hetim të plotë dhe ndjekje penale atyre që sulmuan ushtarët e KFOR. Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës ushtarëve të KFOR dhe i urojmë shërim të shpejtë”- shkruan raportuesja për Kosovën në një postim në Twitter.