Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini

21:07 / March 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
LGBT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti Evropian ka dënuar shkeljen e të drejtave të prindërve të së njëjtës gjini nga Qeveria ultra-konservatore e Italisë, pasi ekzekutivi italian urdhëroi qytetin e Milanos që të mos regjistrojë fëmijët e prindërve homoseksualë.

Kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, erdhi në pushtet vitin e kaluar, me premtimin se do të vë theksin te vlerat e familjes tradicionale. Më herët gjatë këtij muaji, Qeveria italiane kufizojë të drejtat e prindërve homoseksualë.

Qyteti i Milanos ka lejuar regjistrimin e fëmijëve të prindërve të së njëjtës gjini, që kanë lindur përmes nënave surrogate që është e ndaluar në Itali apo përmes riprodhimit mjekësor, praktikë që është e lejuar vetëm për çiftet heteroseksuale.

Por, kryetari i Miltanos, Beppe Sala, tha se ka ndaluar regjistrimin e fëmijëve pasi Ministria e Brendshme i dërgoi një letër duke insistuar se për këtë çështje duhet të vendosin gjykatat. Anëtarët e Parlamentit Evropian thanë se kanë frikë se presioni ndaj qytetit të Milanos “është pjesë e një sulmi më të gjerë nga komunitetit LGBTQI+ në Itali”.

Ata i bënë thirrje Qeverisë italiane që menjëherë të heqë dorë nga vendimi dhe të miratojnë raportin e vitit 2022 për sundimin e ligjit që BE-ja ka vendosur.

Ligjvënësit evropianë thanë se vendimi i Italisë është “diskriminim jo vetëm ndaj çifteve të së njëjtës gjini, por pikë së pari ndaj fëmijëve të tyre”, duke shtuar se “është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të fëmijëve” sipas konventës të Kombeve të Bashkuara.

Që nga viti 2016, në Itali lejohet bashkimi civil i çifteve të së njëjtës gjini, por kundërshtimi nga Kisha Katolike ka pamundësuar që këtyre çifteve t’u lejohet që të birësojnë fëmijë.

Ligji për familjen është i ndryshëm në secilin shtet anëtar të BE-së, por dhjetorin e vitit të kaluar Komisioni Evropian prezantoi një propozim që do të detyronte shtetet anëtare të bllokut të njohin të drejtën e prindërve që jepen në shtetet e tjera. Ky plan do të mbronte fëmijët e familjeve të çifteve të së njëjtës gjini që udhëtojnë brenda BE-së.

Italia LGBT PE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.