Këtë të premte, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se do të shkojnë në grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre nga ana e qeverisë ”Rama 3”, edhe pse tashmë kryeministri e ka bërë me dije se nuk do të ketë rritje pagash siç pedagogët duan.
Në një deklaratë për mediat, Kovaçi tha se kjo është një nga variantet e fundit që do të zbatojnë nëse kërkesat e tyre shkojnë në vesh të shurdhër. Po ashtu bëri mje dije protestën e tretë kombëtare të hënën në orën 11:00.
“Kërkesat tona janë minimaliste. Kësaj jave sindikata do të jetë në parlament për të diskutuar në lidhje me kërkesat e pedagogëve. Shpresojmë që ambasadat të sensibilizohen për situatën në arsimin publik. Sindikata, në bashkëpunim me degët e saj me të gjitha universitetet është duke diskutuar për hapat e radhë. Në këto kushte ku jemi ka pasur propozime që të shkojmë në grevë urie. Nuk do na shkonte por mund të përdoret si një nga variantet për të ushtruar presion mbi autoritetet që të reagojnë siç duhet”.