Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pedagogët në protestë, Rama premton rritje pagash prej 7%: Universiteti është autonom

11:55 / October 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjeve të pedagogëve për rritje rrogash, kur ata janë në një protestë. Sipas tij, do të ketë një rritje pagash prej 7% në mbledhjen e qeverisë, por pjesa tjetër do të lihet në vendimmarrjen e universiteteve.

“Ne do të bëjmë një rritje një rritje pagash, të mërkurën a të enjten kur është mbledhja e qeverisë prej 7%, por ama do t’i njohim universitetit të drejtën e një tavani për të rritur më tej pagat e pedagogëve sipas vendimmarrjes së vet. Universiteti është autonom. Jeton dhe punon dhe zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme mes shtetit si mbështetës dhe tregut si ofertues”.

Rama tha edhe se s’mund të ketë barazi totale në botën akademike. Kryeministri ndër të tjera tha edhe se në botën akademike nuk paguhen të gjithë njësoj. Për të pedagogët kanë mundësinë që përmes fondeve europiane të dyfishojnë rrogën e tyre.

“Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje pagash ju them se nuk jeni mësues. As mësues gjimnazi as 9-vjeçareje, nuk jeni as mjek as infermierë, as punonjës policie as ushtarak, as nëpunës civilë. Të gjithë këta marrrin një pagë fikse. Ndërkohë pedagogët janë në një hapësirë të ndërmjetme, mes mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjaft të duash dhe ia bën vetes rrogën edhe 5 fish me fondet e tjera, që janë fondet e financimit, europiane dhe fondet e universiteteve të tjera private, dhe ketu futemi te pagat e deklaruara pjesërisht”.

Pedagogët kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre. Në të kundërt, ata u shprehën se nuk do të hyjnë në auditore. Pedagogët kërkojnë që arsimi i lartë të shihet si prioritet në Shqipëri. “I kërkojmë kryeministrit që të reflektojë dhe qëndrimet e tij pezhorative nuk ka nevojë ta përdorë ndaj profesoriatit”.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për “Dëshmi shëndeti në punë”
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike

WhatsApp Image 2022 10 05 at 11.15.47 2 960x720 1

Edi Rama pedagoget
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.