Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pedagogu: Plaka ime të vijë në provim, s’kam si ta verifikoj

14:36 / February 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rezart Prifti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i medias po mban një seancë dëgjimore me pedagogët të cilët kërkojnë abrogimin e ligjit të arsimit të lartë pasi bie ndesh me konkurueshmërinë, diversifikimin e arsimit të lartë, frymën e kërkim zhvillimit.  

Pedagogu i fakultetit të Ekonomikut Rezart Prifti iu përgjigj të gjitha pyetjeve që kryeministri  Rama bën këto ditë pedagogëve në lidhje me vlerësimin e titujve akademikë por dhe shitjen e librave në këmbim të notës.

“Nuk na pyeti njeri ne qoftë për ligj qoftë për VKM. Ju harroni se ka ardhur një brez tërësisht i ri dhe i arsimuar jashtë më mirë se ato londinezët që ju sillni këtu dhe i paguani 1500 dollarë dita dhe ne kemi 140 për arsye se nuk na lejon konflikti i interesit të punës dhe na japin dhe mend.

U bë gjithë ai ligj në mënyrën më injorante të mundshme që nuk u bë një mekanizëm kontrolli për universitetet. Po ka 4 vjet rektori im që e mban çelësin e serverit. Nuk kemi servera.

Unë duhet të marrë 500 studentë ti bëj me emër, mbiemër e datëlindje të dalloj cili është emri i babait të tij. Ndonjë ditë do të vijë plaka ime në provim, e unë nuk e verifikoj dot a ka hyrë apo jo?!

Absurdizëm. Sistemi thotë ai. Ka 4 vjet që mban çelësin zotëria. Është shkëputuar nga realiteti ekonomik dhe shoqëror.

E dini ju që keni drejtues nëpër fakultete që mendojnë se me 10 mijë lekë mund të vesh në Sarandë, se 50 mijë lekë dietë është shumë.

Sepse ai zotëria ka 30 vjet që nuk ka futur dorën në xhep dhe e kujton si në kohën e qoftë largut që në 1991 ngriheje e vije në Sarandë dhe haje tasqebap rrugës”, tha Rezart Prifti.

pedagog
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.