Pele, i cili u shua pak muaj më parë pas një sëmundje të rëndë konsiderohet si një nga më të mirët e të gjitha kohërave në futboll.
Në Brazil ai është një legjendë dhe për këtë duan që të përfshihet në fjalor. Fondacioni që mban emrin Pele është nismëtari dhe kërkon mbështetje.
Për këtë ka hapur edhe një faqe në internet ku të nënshkruhet nga tifozët e yllit të futbollit botëror. Në shpjegim kërkohet që Pele të konsiderohet sinonimi i madhështisë, unik dhe i pakrahasueshëm.
“Tani erdhi koha që ta nderojmë mbretin”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e fondacionit.
Përfshirja në fjalor është mbështeur edhe nga klubi i Santos, aty ku Pele kaloi pjesën më të madhe të karrierës si futbollist.