Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi u shpreh pak minuta më parë se Gjeneral brigade Arben Kingji ka aftësitë e një ushtaraku kalibri dhe se do të zhvillojë më tej Forcat e Armatosura.
“Urime dhe suksese, Gjeneral brigade Arben Kingjit, i cili merr detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura! Jam i bindur se me aftësitë e një ushtaraku kalibri, me vlera dhe arritje të shumta, gjeneral Kingji do të zhvillojë më tej atë që FA kanë arritur deri më sot, një forcë moderne, shumë profesionale dhe një nga më të besuarat prej qytetarëve dhe partnerëve tanë”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.