Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke komentuar përplasjen fizike të deputetit Edmond Spaho me një qytetar brenda një qendre votimi në Zvezda, u shpreh se Spaho është munduar edhe herë të tjera të bëjë emër nëpërmjet gjesteve të tilla.
“Më vjen keq kur dëgjoj për incidente të tilla sidomos nga deputetë. Nuk është hera e parë që ky individ mundohet të bëjë emër nëpërmjet gjesteve dhe sjelljeve shumë të këqija, aspak qytetare, duken si rrufe në qiell të kaltër. Janë tërësisht të huaja në shoqërinë tonë, por gjithsesi janë incidente të vogla që nuk lënë ndonjë gjurmë të rëndësishme. Nesër do harrohen, jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe më mirë se me deklarata politike, përgjigjen e jep më mirë populli”, tha Peleshi.