Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pëllumbi: Mandati i dytë i PS s’ka qenë normal, filloi me një opozitë të dhunshme

23:02 / June 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben pellumbii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS, Arben Pëllumbi është shprehur se opozita përballë pozitës ka qenë e dhunshme duke thënë se për këtë arsye qeveria nuk ka nxjerrë produktin që ka pasur për qëllim. I ftuar në emisionin “Drejt”, Pëllumbi tha se PS ka bërë një opozitarizëm konstruktiv ndryshe nga opozitarizmi i PD që sipas tij ka qenë i dhunshëm.

Arben Pëllumbi: Kur je në pushtet ke nevojë për opozitën, ky sistem nuk funksionon pa të dy krahët. Në rast se ke një opozitë të dhunshme, pra nuk e ke qetësinë për t’u marrë me atë që është detyra jote e përditshme për të diskutuar detajet në funksion të shoqërisë, sigurisht dhe produkti që nxjerrë nuk ka për të qenë asnjëherë ai që ti dëshiron të nxjerrësh. Në rast se në Komisionet Parlamentare opozita vjen e bën zhurmë, shkatërron, thyen karriget ti si mazhorancë do kesh nevojën për ta mbyllësh seancës. Opozitarizmi që ka bërë PS në atë periudhë konsiderohet një opozitarizëm konstruktiv, me idenë që ta lërë PD të konsumojë pushtet. Ndërkohë po të shikojmë opozitarizmin e PD kur PS erdhi në pushtet, ka qenë i dhunshëm.

Pëllumbi tha se mandati i dytë i PS nuk ka qenë një mandat normal, pasi pati përballë një opozitë të dhunshme, më pas u përballë me tërmetin dhe pandeminë. Sipas Pëllumbit këto kanë qenë dhe arsyet se përse disa premtime që nuk janë mbajtur.

Arben Pëllumbi: Mandati i dytë i PS nuk ka qenë një mandat normal, filloi me një opozitë të dhunshme dhe u pasua me tërmet me pandeminë. Disa nga premtimet që  do jenë berë në mandatin e dytë, për hir të këtyre faktorëve edhe mund të mos jenë mbajtur dot.

Arben Pellumbi mandati Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.