Nëse në shtëpi ju kanë mbetur disa kunguj dhe nuk dini ç’të bëni me to, një pjatë pene “Garofalo” dhe karkaleca është kombinim brilant. Ndiqni hapat e recetës më poshtë dhe do ta shijoni më shpejt nga sa e keni imagjinuar.
Përbërësit
pene (Integrale “Garofalo”)
1 filxhan vaj ulliri
1 qepë e njomë (e grirë imët)
2 kunguj (të prerë në feta)
1 lugë gjelle kripë
4 karkaleca
kripë
piper
1 filxhan verë e bardhë
1 filxhan pana
Përgatitja
1/ Si fillim në një tenxhere me ujë e kripë zieni penet “Garofalo”. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e njomë.
2/ Më pas shtoni kungujt dhe karkalecat. I marinoni me kripë e piper. Tani shtoni verën dhe panën. I trazoni mirë dhe shtoni penet.
3/ I lini përreth 3 minuta në zjarr ndërkohë që i përzieni vazhdimisht. I servirni në një pjatë të ngrohta dhe nxitoni t’i shijoni!