Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Për dhëmbë më të shëndetshëm dhe të fortë përdorni kripën

13:54 / October 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto dhembet kripa1572363872
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shija e kripës është ndër të vetmet që nuk mund të ngatërrohet me asgjë tjetër ndaj është dhe shumë e preferuar. Përveç kuzhinës, kripa është shumë e përdorur në kura të ndryshme mjekësore apo trajtime bukurie, kryesisht të bëra në shtëpi.

Si ndihmon kripa

Kripa përmban një sërë vlerash duke përfshirë kaliumin, magnezin, fosforin, hekurin dhe jodin. Një paketë e plotë me vlera dhe fuqi për eshtrat e veçanërisht për dhëmbët tuaj. Me disa veprime fare të thjeshta do të shpëtoni nga një sërë sëmundjesh të cilat mund të sulmojnë dhëmbët tuaj.

Për forcimin e mishrave

Mineralet që përmban kripa janë shumë efikase në ndërtimin e mishrave të fortë të dhëmbëve. Ky përbërës natyral do të shërojë skuqjet, kruarjet apo problemet e tjera që keni me mishrat e dhëmbëve. Kjo pasi funksionon si dezinfektuesin duke zhdukur bakteret e këqija dhe duke shëruar plagët. Mjafton të shpëlani gojën një herë në ditë me ujë me kripë dhe mishrat e dhëmbëve tuaj do të fitojnë shëndet të plotë.

Parandalon rënien e dhëmbëve

Rënia e dhëmbëve mund të themi që është një nga problemet më serioze që mund të prekin gojën. Shkaqet mund të jenë gjithashtu të ndryshme, duke filluar që nga aksidentet e jashtme, medikamentet e forta apo sëmundje të ndryshme. Përtej shkaqeve mjekësore apo aksidenteve, dihet që një nga shkaktarët e tjerë kryesorë të rënies apo prishjes së dhëmbëve janë ushqimet. Kryesisht ato me sheqer të cilat rrisin bakteret në gojë dhe prishin balancën e pehashit. Në këtë rast kripa vjen në ndihmë, mjafton t’i lani dhëmbët tuaj si zakonisht duke shtuar pak kripë tek pasta e dhëmbëve.

Largon dhimbjet

Dhimbjet e dhëmbëve apo të mishrave janë ndër dhimbjet më të bezdisshme dhe të lodhshme që mund të provoni. Me siguri i keni parasysh ditët apo netët e gjata me dhimbje dhe inflamacion të vazhdueshëm. Përdorimi i kripës edhe në këtë rast do të funksionojë si dezinfektues dhe qetësues natyral. Nëse keni mishra të fryrë rreth dhëmbëve shpëlajeni gojën me pak ujë me kripë 1-2 herë në ditë. Kripa do t’i qetësojë dhëmbët tuaj menjëherë dhe do të ndihmojë shëndetin tuaj oral.

Mbron smaltin e dhëmbëve

Kripa njihet si një mënyrë e lashtë që ndihmon me pastrimin, kjo gjë vlen edhe për pastrimin e dhëmbëve. Nëse i lani për disa periudha dhëmbët tuaj me kripë, ky mineral do t’ju ndihmojë që të largoni çdo papastërti. Lani çdo darkë dhëmbët tuaj me pak kripë dhe do të shikoni që gradualisht ata do të zbardhen e do t’i ndjeni më të pastër. Bëjeni këtë proces derisa të shikoni që dhëmbët tuaj janë më të bardhë dhe më të pastër.

Një mënyrë tjetër është ajo e përgatitjes së ujit të nxehtë me kripë

Hidhni në një gotë me rreth 120 ml ujë gjysmë luge çaji kripë, përziejeni mirë dhe përdoreni për të shpëlarë gojën pasi të keni larë dhëmbët. Për të pasur dhëmbë sa më të bardhë, shtoni pak kripë tek pasta juaj e zakonshme e dhëmbëve dhe vazhdoni me larjen si zakonisht. Këto trajtime dhe kura bëjini në disa periudha të vitit, derisa të shikoni që problemet në dhëmbët tuaja janë zhdukur.

dhëmbë kripe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.