Pas përfundimit të seancës plenare për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, deputeti Gazment Bardhi tha se Garda e Republikës me urdhër të Edi Ramës po tenton që të lërë deputetët jashtë Kuvendit.
Bardhi tha se është e paimagjinueshme si deputetët e opozitës të shqyhen nga këmisha dhe kostumi.
Lexo edhe :
Related Posts
Bardhi po ashtu pohoi se do të bëhet pjesë e protestës së thirrur nga Rithemelimi.
‘Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare. Garda e Republikës me urdhër personal të Ramës tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen që të futen në Kuvend.
Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallat e seancës plenare. As garda e republikës as policia që dhunon qytetarët nuk e ndal opozitën nga përballja me regjimin e Edi Ramës. Do ti bashkohem çdo lloj proteste kundër Edi Ramës.’- tha Bardhi.