Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Për kujtesë të fortë duhet të përdorni arra dhe rozmarinë

19:48 / October 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arra-Rozmarine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Arrat dhe Rozmarina janë të pasura me ushqyes. Ato janë një burim i jashtëzakonshëm antioksidantësh, vitamine E dhe mineralesh.

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetsore.

Arrat dhe rozmarina përbëjnë recetën ideale të vlerave për një zemër të shëndetshme, kocka të forta, shëndet prej shkencëtari por mbi të gjitha kujtesë të fortë.

Arrat dhe Rozmarina janë të pasura me ushqyes. Ato janë një burim i jashtëzakonshëm antioksidantësh, vitamine E dhe mineralesh. Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit.

Arrat përbëjnë një zgjedhje të mençur ushqimore sepse kanë një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 që parandalojnë sëmundjet degjeneruese të trurit siç janë sëmundja e Alzheimer, skleroza dhe sëmundja e Parkinsonit.

Arrat dhe Rozmarina parandalojnë sëmundjet koronare dhe janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore mono-të-pangopura siç është acidi oleik.

Shumë studime kanë treguar se këta ushqyes janë të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gama e ushqyesve të rëndësishëm të arrave shtrihet edhe tek kockat. Acidet yndyrore i bëjnë arrat të jashtëzakonshme në rritjen e nivelit të përthithjes së kalciumit nga kockat.

Rozmarina ofron një spektër shumë të gjërë përfitimesh. Kjo barishte është e pasur me hekur, kalcium dhe fibër dietike. Ajo përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Disa prej përfitimeve shëndetsore të rozmarinës përfshijnë aftësinë e saj për të forcuar kujtesën, përmirësuar humorin, pakësuar inflamacionin, zbutur dhimbjen, mbrojtur sistemin imunitar, stimuluar qarkullimin e gjakut, pastruar organizmin, luftuar bakteret dhe infeksionet, parandaluar plakjen e parakohshme dhe shëruar lëkurën.

Receta që ekspertët e AgroËeb.org rekomandojnë përmban arra, rozmarinë dhe vaj ulliri, tre super fuqitë e shëndetit të mirë.

Përbërësit

2 filxhanë me arra të grira trashë

2 lugë gjelle me vaj ulliri

1 lugë gjelle me rozmarinë

Çerek luge çaji me kripë

Përgatitja

Ngroheni furrën paraprakisht në 180° C.  Hidhni arrat në një tepsi mbi të cilën keni shtruar një letër pjekjeje. Spërkatini me rozmarinë, kripë dhe vaj ulliri. Piqini deri sa arrat të marrin një ngjyrë kafe të artë për rreth 10-15 minuta.

Më pas mund t’i ruani në një enë të mbyllur hermetikisht dhe të ruajtur në temperaturë ambienti

arra kujtesë perdorni Rozmarinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.