Ka shumë prej nesh që rrëfejnë se nuk mund të thonë as mirmëngjes pa pirë më parë kafen apo çajin e mëngjesit. Bëhet fjalë për dy pije që janë sipas preferencave. Nëse është më mirë të nisni ditën me çaj apo kafe, është në dëshirën tuaj, por çfarë thotë shkenca?
KAFE
Sipas një teorie emri kafe vjen nga një qytet etiopian, Caffa, ku kafeja rritej spontanisht.
Të bën mirë– Siç dihet, kafe të jep energji dhe të bën më rezistente ndaj lodhjes fizike. Një filxhan kafe ekspres përmban një sërë substancash të mira si kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfati, solfati dhe mjaft vitamina dhe polifenol. Konsumi në sasi të moderuar, rreth 4 filxhanë në ditë, ndihmon edhe në parandalimin e një sërë formash tumorale, në veçanti për mëlçinë dhe diabetin tipi 2. Kafeina, susbtanca kryesore e saj, lufton celulitin. Prandaj përdoret dhe në kozmetikë.
Të bën keq– Në efektet negative të kafes duhet të kujtojmë se provokon takikardi dhe pagjumësi. Gjithashtu kafja i bën keq atyre që vuajnë nga refluksi apo ulçera. Për gjithë të tjerët vlen rregulli i pirjes në sasi të moderuar dhe të konsumohet brenda orës 17.00.
ÇAJI
Kjo është pija më e përdorur në botë, pas ujit. Vjen nga qytetërimi kinez, ku më të përhapur janë çaji i zi, çaji jeshil, dhe ai i verdhë.
Të bën mirë– Çaji është shumë i pasur me flavonoidë, një grup polifenolësh me fuqi të madhe antioksiduese, i nevojshëm për të luftuar radikalet e lira dhe parandalimin e plakjes dhe një sërë sëmundjesh. Gjithashtu është e pasur me aminoacidë, që lufton disa sëmundje. Sigurisht ka dhe një sasi kafeinë, gati gjysmën e sasisë që ka një kafe ekspres.Ajo që është më e rëndësishme është se të bën mjaft mirë për sistemin kardiovaskular, përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak, stabilizon gliceminë dhe ndihmon disi në humbjen në peshë.
Të bën keq– Edhe me çajin është e rëndësishme të mos e ekzagjeroni, dhe pse mund të pihet në sasi më të madhe se kafja, rreth 8-10 filxhanë në ditë. Kujdes duhet të kenë ata që vuajnë nga anemia, pasi disa përbërës të saj mund të ndërhyjnë në përthithjen e hekurit nga perimet, dhe është mirë që ta pini larg vakteve ushqimore.