Fifi është një nga këngëtaret më të dashura të publikut. Këngëtarja është në pritje të ëmbël. Fifi zgjodhi ta konfirmonte shtatzëninë e saj teksa merrte pjesë në “Festivalin e Këngës”. Mirëpo ende ajo nuk ka bërë të ditur gjininë e bebit që pret. Mesa duket sekretin e kanë zbuluar miqtë e saj. Sipas miqve të afërt të Fifit, ajo do të sjellë në jetë një vajzë. Fifi ende nuk ka konfirmuar asgjë.