Emisioni i sotëm “Soire” në Top Channel do i dedikohet festës së Hallouinit, po mesa duket e para që është trembur është moderatorja Jonida Shehu.
Në një postim në Instagram Jonida bën të ditur të ftuarit speciale që do të tregojnë tmerret e tyre më të mëdha ndërkohë që herë pas here u shfaqen imazhe të frikshme. Nga kjo nuk ka shpëtuar as vetë Jonida, e cila për pak sa nuk vdiq nga frika.
Reagimi i moderatores të bën vërtetë për të qeshur
“Kështu na gjeti Halloween në Soirée. Këtë shpërthimin e kishim programuar për të trembur Renato Mekollin dhe unë kisha qenë në prova (isha në dijeni të plotë) dhe për pak vdiqa nga frika.
A u tremb Renato ??”, shkruan Jonida duke treguar se sot do të ketë shumë surpriza.