Teksa Shqipëria deri tani është furnizuar vetëm me doza nga “Pfizer”, kryeministri Edi Rama u la derën hapur vaksinave ruse dhe kineze, por tha se nuk kanë marrë aprovimin e OBSH-së.
E ndërsa daljet publike dhe sqarimet nuk kanë munguar, debati ka vijuar edhe në Facebook mes kreut të qeverisë dhe qytetarëve. Njëri prej ndjekësve ironizon duke shkruar se për Ramën ka vetëm një alternativë, “Pfizer” ose qytetarët të vdesin.
“Derisa t’i vijë radha popullit të thjeshtë, numri i të infektuarve dhe shifra do shkojë si në Amerikë. Për Ramën, o Pfizer ose vdisni nga virusi. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër” shkruan qytetari.
Kreu i qeverisë i kërkon që të lexojë dhe të mos flasë pa lidhje.