Rikthehet plot shkëlqim në skenën e teatrit “Migjeni” pas më shumë se 15 vitesh me një koncert të sajin, sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula.
“Për ty babë” është koncerti që bëri bashkë Mulën dhe artistin nga Shkodra, pianistin dhe kompozitorin e njohur Genc Tukiçi.
Mula: Është një koncert homazh për prindërit tanë që jetojnë përmes artit të tyre. E ku ka më bukur se të jesh në Shkodër për këtë koncert.