Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar pak minuta më parë se mjekët e familjes monitoruar gjendjen shëndetësore të 90 pacientëve të konfirmuar me #COVID19.
POSTIMI I MANASTIRLIUT
90 pacientë të konfirmuar me #COVID19 janë monituar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes përmes telefonit gjatë 24 orëve të fundit.
Përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me #COVID19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi.
Gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2.975 konsulta online me pacientët për barnat me rinbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit.