Zyrtarë të partisë PDIU janë bashkuar në takimin e Erion Veliajt në njësinë 10 në Tiranë.
Abaz Hado, që ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës në emër të kësaj partie, duket se ka bojkotuar përfundimisht Shpëtim Idrizin e PDIU dhe u shfaq sot në krah të Erion Veliajt, raporton newsbomb.al.
“Asnjëherë nuk është vonë për tu bashkuar me ekipin më besik që ka njohur shteti ynë”, tha Erion Veliaj, duke përshëndetur në mënyrë të vecantë edhe një çam tjetër, që ishte present dhe në rresht të parë në takimin elektoral në njësinë 10.
“I them mirëseredhe mes nesh Arjanit, që deri dje ka qenë te PDIU dhe sot është bashkuar me ne”, tha Veliaj, raporton newsbomb.al.

Sipas tij, partia e tyre nuk e mbajti fjalën. Për cdo votë bën Pazar. “Vërtet partia e tyre nuk e mbajti fjalën, por sot ne kemi një shesh te bulevardi i ri me emrin “Camëria”, sepse ajo që do të thoshte një jurist i shkëlqyer si Fatmiri (Xhafaj), nëse një palë nuk e mban fjalën e nuk e njeh marrëveshjen, ti si forcë politike, je i detyruar që fjalën e dhënë ta bësh realitet. Ndaj dua ti them Arjanit faleminderit që u bashkove me PS”, tha Veliaj në fjalimin e fushatës që po mban me zgjedhësit e njësisë 10.