Çfarë do të ndodh me PD-në? Deputeti Lefter Gështenja thotë se bashkimi i Partisë Demokratike nuk mund të vijë përmes iniciativa të tilla, siç mori Ervin Salianji për shkarkimin e kreut të grupit. Ai thotë se ka ende mundësi për të ulur në bisedime të gjithë deputetët me njëri-tjetrin dhe për të arritur një zgjidhje.
“Nuk dua të bëj albitrin, jam deputet i grupit parlamentar. Të gjithë deputetët janë kolegë të mi që kam komunikim. Në PD duhet pranuar fakti, situata është ndër më të rënda që ka patur në 32 vjet. Nëse flasim që PD është më e bashkuar se kurrë, unë them jo. Më e hapur se kurrë, unë them jo. Ka disa kriza.
Përveç krizës politike është kriza e legjitimitetit mes palëve. Nëse dikush thotë a është i dënueshëm veprimi për përjashtim. Në 2023 unë them s’duhet të kemi këto forma. Ky është një vendim i marrë nga kryesia e një viti më parë.
Nuk ka njerëz të shitur te Rama. Është tjetër gjë që mendojmë ndryshe, por në fund të fundit ne kemi bindje të djathta. Ne problemin e kemi më Ramën, sa kohë drejtojmë shigjetat me njëri-tjetrin i japim frymë mazhorancës”.