Ka marrë përmasat e një skandali të vërtetë rasti i përdhunimit të 13 vjeçares në Kavajës pasi ngjarja u fsheh nga drejtoria e shkollës dhe më pas nga policia lokale.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh, sipas të cilit urdhri për fshehjen e ngjarjes ka ardhur nga ministra të qeverisë Rama.
Mesazhi i publikuar nga Berisha
“Përshëndetje Doktor, përdhunimet kanë ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, mësuesja kujdestare bashkë me drejtoreshën evidentojnë ngjarjet, informojnë mamanë e vajzës. I ati ndodhej në Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashkë me vajzën bëjnë denoncim në polici.
Më pas policia e ka mbajtur të fshehtë si akt për arsyet e veta të turpshme!
Në polici thuhet se pas denoncimit policia e Kavajes i thirri, por u liruan menjëherë njelloj si në rastin Rexhep Rranjës. Ata djem kanë baballarët biznesmenë me lidhje të forta politike dhe oficer policie. Por në polici flitet se fshehja e krimit është bërë me urdhër nga sipër me ndërhyrjen direkte të kryeministrit tek ministria arsimit dhe ajo e brendshme. Megjithatë ju keni infot e tua më të detajuara.