Brenda pak ditëve dy ngjarje tronditën shoqërinë sikurse ishte përdhunimi i një 13-vjeçareje në Kavajë nga disa minorenë dhe i një 16-vjeçareje në Kosovë nga mësuesi dhe një punonjës policie.
Por ndryshe nga sjellja e zonjave që janë në parlamentin shqiptar të cilat heshtën për ngjarjen në Kavajë, një leksion mjaft i vlefshëm na vjen nga Kosova.
Deputetja Mimoza Kusari Lila ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës duke folur hapur dhe dënuar fort fenomene të cilat përpiqen që të mbulohen nga shoqëria, por që janë plagë të hapura që gërryejnë atë, ndonëse askush nuk ka pasur guximin të flasë.
Tirananews.al sjell për lexuesit e saj reagimin me zemër të deputetes së Kosovës Mimoz Kusari, ndërkohë që në Shqipëri asnjë politikane nuk ka reaguar, madje as ato OJF të cilat marrin fonde pikërisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.