46-vjeçarin Belul Kokollari, i cili akuzohet për përdhunimin e nipit 8 vjeç, është dënuar me 15 vite burg.
Kokollari akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të miturin, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, kur nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.
Denoncimi është bërë nga nëna e të miturit që ka denoncuar në polici vëllanë e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj të mitur. Ajo ka deklaruar se pasi ka ndenjur 5 ditë në Kosovë me djalin, kur është kthyer në Berat ka parë se djali trembej natën dhe fliste përçart. Pasi e ka zgjuar nga gjumi dhe e ka pyetur, nëna thotë se djali ia ka treguar të gjitha, edhe pse në fillim kishte frikë të tregonte sepse Beluli e kishte kërcënuar me armë.