Gjykata e Krujës ditën e sotme ka vendosur masën e siguisë ‘arrest me burg’ për autorin e dyshuar si kryesor për vendosjen e tritolit në banesën e 17-vjeçares në fshatin Nikël.
Bëhet me dije se Gjykata e Krujës me relatore Enkelejda Hoxhën vendosi masën ‘arrest me burg’, për 23-vjeçarin Alket Brata.
Alket Brata është i akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Gjithashtu, ky person kërkohej edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën së bashku me disa të rinj të tjerë e kanë droguar, përdhunuar dhe e kanë shfrytëzuar për prostitucion.