Një pacient ka humbur jetën pas betejes me një sëmundje të rëndë në mushkëri, të shkaktuar nga cigarja elektronike.
Ngjarja ka ndodhur në Illinois, të SHBA-ve, ndërsa lajmi është konfirmuar nga ekspertët e shëndetësisë.
Kjo është vdekja e parë e këtij lloji, ndërsa është zbuluar nga ekspertët gjatë një hulmutimi për pasojat e cigares elektronike.
Personi që vdiq ishte “shtruar në spital me sëmundje të komplikuar të mushkërive, pasi raportoi se ishte përdorues i cigareve elektronike”, tha Dr Jennifer Layden.
“Ne jemi të trishtuar që dëgjojmë për vdekjen e parë që lidhet me sëmundjen e rëndë të mushkërive prej cigares elektronike e njohura si ‘vaping”. Kjo vdekje tragjike në Illinois forcon rreziqet serioze që lidhen me produktet e cigareve elektronike. Ato i ekspozojnë përdoruesit ndaj shumë substancave të ndryshme, për dëmet e të cilave ne kemi pak informacione”, tha drejtori i qendrës, Robert Redfield.
“Kjo vdekje tragjike në Illinois forcon rreziqet serioze që lidhen me produktet e cigareve elektronike”, shtoi ai.
Sipas ekspertëve ka pasur 22 raste të tilla në shtetin e Illinois, me pacientë që variojnë nga 17 deri në 38 vjeç.
Zyrtarët kanë porositur teste laboratorike në përpjekje për të identifikuar çdo përbërës të dëmshëm tek këto cigare.
Sakaq, theksohet se kjo sëmundje mund të jetë shkaktuar tek pacientët që i kanë siguruar cigaret ne ‘treg të zi’.
Të prekurit kishin simptoma përfshirë kollitjen, gulçim dhe lodhje si dhe disa raste të të vjellave dhe diarresë.