Albina dhe familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2023” në Liverpool, me këngën “Duje” dhe do të performojnë në gjysmëfinalen e dytë të festivalit, më 11 maj. Në një kohë kur duhej që të angazhohej për detajet e performancës së saj, familjes Kelmendi i ka dalë një problem.
Autoritetet shqiptare nuk e kanë pajisur këtë familje me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqëson vendin tonë në Eurovizion. Kjo ka bërë që të humbasë disa koncerte.
“Nuk i kemi arrit në disa shtete, ka qenë problem çështja e vizave. Nuk e kemi parashikuar, ne nuk jemi pajisur me pasaporta shqiptare, na është dashur për secilin shtet që të aplikonim për vizat”, tha Albina Kelmendi në “Prive”.