Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte (23 prill) në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier.
Drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur zjarrin ka dalë menjëherë nga automjeti, fatmirësisht pa lëndime.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bën të mundur shuarjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të makinës si pasojë e një defekti teknik, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.