Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur njerëz në shtëpi.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendin e ngjarjeve ka mbërritur zjarrfikësja, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.