Korçë : Një lokal përfshihet nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës “Sotir Gurra”.
Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike. Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij dhe pajisjet në funksion të lokalit. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
