Përfshihet nga flakët një lokal në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Sipas të dhënave objekti është shkrumbuar nga flakët, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Për të vendosur situatën në kontroll kanë mbërritur dy automjete zjarrfikës si dhe efektivët e policisë. Sipas hetimeve të para mendohet se shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.