Shpërthen në flakë spitali i Tetovës, raportohet edhe për viktima.
Spitali COVID për trajtimin e të sëmurve me koronavirus në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut është përfshirë nga flakët.
Siç raportojnë mediat, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim dhe paraprakisht raportohet se ka edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor.
Sipas Alsat, është djegur tërësisht spitali modular, ndërsa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit. Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.