Xhamia historike, 350-vjeçare, Vanikoy në Stamboll, është përfshirë sot nga flakët. Sipas mediave të huaja, xhamia ndodhet në lagjen Çengelköy të rrethit Üsküdar në Stamboll dhe është mjaft e vizituar nga besimtarët dhe turistët.
Bëhet e ditur se zjarri ka shpërthyer rreth orën 13:30 pasdite dhe kanë qenë vendasit ata që kanë njoftuar menjëherë brigadat e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Mediat turke shkruajnë se për shkak të strukturës prej druri, zjarri u përhap me shpejtësi dhe përpjekjet për të shuar nuk patën sukses. Ndërkohë, zjarrfikësit janë munduar të parandalojnë që zjarri të arrijë në një pyllin prapa xhamisë dhe të mos digjen shtëpitë afër saj.
Xhamia u ndërtua në 1670 nga Vani Mehmet Efendi. Ajo është vetëm me një minare dhe një ballkon minareje. Gjithashtu ishte e ndërtuar kryesisht me dru. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për ngjarjen.
