Është përfshirë nga zjarri një banesë në fshatin Dervician të Gjirokastrës.
Raportohet se një vajzë rreth 16 vjeçe ka mbetur e dëmtuar.
Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.
Mësohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohja.
Pritet që në minutat në vijim të dalin në dritë detaje të reja mbi këtë ngjarje.