Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përfundojnë aplikimet për në çerdhe, shtohen kërkesat për regjistrim, kur është afati i fundit për kopshtet

11:59 / June 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ZHANETA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga e hëna e 3 qershorit, të gjithë prindërit që deshen të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe publike kishin afat 1 javë që ta kryenin këtë proces. Ndërsa për sa i përket regjistrimeve në kopesht, procedura e aplikimeve ka nisur dje, më datën 10 qershor dhe prindërit do të kenë afat 2 javë për të regjistruar fëmijët e tyre.

Kjo është periudhë stresuese për disa familje, për prindër por dhe gjyshër, të cilët duhet të përballen edhe me rrezikun nëse i vogli i tyre do të pranohet apo jo.

Kjo për shkak të numrit të lartë të aplikimeve që ka për në çerdhe. Zhaneta Beqiri, drejtoresha e çerdheve dhe kopshteve në Bashkinë Tiranë, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus u shpreh se ka pasur shumë aplikime edhe pas përfundimit të afatit. Ajo shtoi se aktualisht në të gjitha çerdhet janë 2500 vende të lira, ndërsa aplikime ka pasur më shumë, 3700 të tilla.

Për këtë mbingarkesë, ajo tha se do të shqyrtohen të gjitha aplikimet dhe do të shihet mundësia se si do të rregullohen.

Beqiri shtoi më tej se Bashkia e Tiranës do marrë dy çerdhe të reja, ndërsa po shikon mundësinë e hapjes edhe të disa të tjerave.

“Përsa i takon aplikimeve në çerdhe janë mbyllur ditën e premte. Shumë prindër janë paraqitur dje në drejtorinë e çerdheve dhe kopshteve, që nuk kanë pasur informacion apo mundësi për të bërë aplikimin. Me keqardhje duhet të njoftojmë prindërit që nga periudha që mbyllet procedura e aplikimit, deri në periudhën që kanë aplikuar dhe janë pranuar, nuk kemi mundësi të miratojmë aplikime të reja. Vende të lira në çerdhe janë të fëmijëve që shkojnë nga çerdhja në kopësht. Sot në Bashkinë e Tiranës janë 2500 vende të lira, sepse një pjesë e fëmijëve kanë qenë grupi i parë dhe i dytë dhe që do vazhdojnë të jenë në çerdhe.

Deri më tani, në fazën fillestare janë 3700 aplikime për në çerdhe. Janë 1200 aplikime më shumë se vendet e lira. Prindërit e duan për ccështje besimi dhe sigurie, por aktualisht do shqyrtohen aplikimet që kanë ardhur. Nëse do ketë hapësira, sepse bashkia po merr edhe dy çerdhe të reja në Selitrë dhe Fresk, do krijohet mundësia për të shqyrtuar edhe kërkesat e tjera”, tha Beqiri.

cerdhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.