Bashkia Mat dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR me mbështetjen e ministres së Rinisë, Bora Muzhaqi përfunduan punën për ngritjen e Qendrës Rinore në Mat.
Kjo qendër do të shërbejë si një hapësirë ku të rinjtë do mund të zhvillojnë pasionet dhe aftësitë e tyre në shumë fusha të ndryshme, duke u ofruar mundësi për të shprehur potencialin e tyre kreativ dhe social te Qendra Rinore multifunksionale, rekreative, inovacion dhe ART.
”Ta gëzojnë rinia matjane ku çdo moment do punohet për të ardhmen dhe zhvillimin e tyre”,-shkruan kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj.